Juventusi është skuadra e parë finaliste në Kupën e Italisë, pasi arriti të eliminonte rivalët historik të Interit.

Bardhezinjve iu mjaftoi një barazim pa gola duke mbrojtur  rezultatin e ndeshjes së parë gjysmëfinale në Milano të mbyllur  me shifrat 1-2. Antonio Conte  nuk ia doli të thyente dot ish nxënësin e tij Andrea Pirlo, me këtë të fundit që bëri çmos që ta fitonte ndeshjen.

 

Edhe pse një barazim pa gola, rastet nuk munguan për të dyja skuadrat.

 

Në pjesën e parë sulmi zikaltër kishte më shumë hapësira por u tregua i pasaktë përpara portës ndërsa në të dytën bardhezinjtë ishin të pakalueshëm. Zonja e vjetër kishte mundësi të mira me Ronaldon por ylli portugez nuk arriti të kalonte dot Handanovic që mbajti gjallë shpresat e skuadrës deri në fund.

 

Megjithatë kaq nuk mjaftoi për Interin që eliminohet nga Kupa e Italisë dhe tani e sheh veten në garë vetëm për kampionat.

 

Ndërkohë Juventus ka vëmendjen maksimale tek sfida mes Atalantës dhe Napolit, fituesi i të cilës do të përballet me të  në finalen e 19 majit. Deri më tani vetëm Aleks Sandro nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Pirlo pasi mbrojtësi brazilian plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *