Inter dhe Roma nuk shkuan me shume se barazimi ne supersfiden e javës se 21 te serisë A. 1-1 ne San Siro nje rezultat i drejte ne nje ndeshje shume te ekuilibruar. Një pjese e pare mjaft e mire për skuadrën e Di Francescos qe gjeti avantazhin ne minutën e 31 me El Sharawy qe shfrytëzoi mjaft mire nje gabim te Santon. Pjesa e dyte e gjitha per zikalterit, por protagonist i mbrëmjes ishte portieri kundërshtar Alison, i cili bllokoi ne tre raste Ikardin me kete te fundit qe preku edhe shtyllën. Gjithsesi pas 86 minutave te jashtëzakonshme, braziliani kapitulloi përballe Vecino ne rezultatin përfundimtar 1-1. Pas këtij barazimi, skuadra e Spaletit i lëshoi vendin e tretë Lacios, edhe pse me pike te barabarta 43.

 

Humbja e dyte per Paris Sg ne kampionatin francez. Ne javën e 22 kampionet ne fuqi u munden ne fushën e Lion me rezultatin 2-1. Fillim i vrullshëm per vendasit te cilet  qe ne minutën e 2-te gjeten rrjetën fale nje goli fantastik te Nabil Fekir  ne goditje dënimi duke surprizuar portierin Areola. Pas disa sulmeve te njëpasnjëshme,  miqtë kthyen gjithçka ne baraspeshe ne minutën e 3 te shtesës ne pjesën e pare me Kurzawa. Me fillimin e pjesës se dyte parisienët ngelen me nje lojtar me pak pas daljes se Dani alves. Atëherë kur dukej se dy skuadrat do te ndaheshin ne paqe me nje barazim, ne minutën e 4 te shtesës nje tjetër supergol kete here me Memfis Depay i dha fitoren Lionit .

 

Barcelona nuk ndalet duke arritur nje tjetër fitore te thelle kete here 5-0 ne Benito Villamarin ndaj Betis ne javën e 20-te te kampionatit spanjoll. Pas nje pjese te pare te mbyllur ne barazim, andaluzet u dorëzuan ne minutën e 59 kur pësuan golin e pare me Rakitic. Pas avantazhit dhe nje skuadre te pafuqishme per te reaguar, ne fushe per katalanasit filloi spektakli Lionel Mesi – Luis Suarez jo vetëm me nga nje dopiete secili, por edhe me asiste ndaj njeri tjetrit. Ne renditjen e përgjithshme,  katalanasit kryesojnë me 54 pike, 11 me shume se Atletico.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *