Inter fitoi akti e dytë të gjysmëfinalen se kupës kundër Milanit duke siguruar një vend në finale e tani do te prese kundërshtarin që do të dalë nga çifti Juventus-Fiorentina.

Derbi I Milanos I luajtur në praninë 75 mijë tifozëve dhe pas rezultatit 0 me 0 të duelit të parë në muajin mars, nuk i shpëtoi as këtë herë polemikave, sidomos pas anulimit të një goli të Milanit në pjesën ë dytë për një pozicion jashtë loje të diskutueshëm.

Sa I takon kronikës së ndeshjes, zikaltrit e nisën takimin ne avantazh, duke qenë se Lautaro Martinez realizoi një gol shumë të bukur në kthesë pas topit të marrë nga Darmian.

Mbrojtja e Milanit që po kalonte një moment të shkëlqyer, vuan shumë kundërzbritjet e shpejta të Martinez dhe Correas, ndonëse kuqezinjtë gjejnë forca për të reaguar dhe e bëjnë duke e nënshtruar Interin për shumë minuta.

Janë të paktën pesë raste e pastra për gol që nuk shfrytëzojnë kuqezinjtë me Leaon dy herë, Salemakers, Kesi në linjën fatale dhe Tonalin.

Jo vetëm kaq, por në momentin më të mirë Milan goditet nga Lautaro Martinez, I pambuluar nga Tomori.

Kuqezinjtë bëjnë përpjekje maksimale edhe në pjesën ë dytë të cilën e luajtën të gjithën në gjysmëfushën  e Interit, mirëpo shumica e rasteve ose u përplasen në murin zikaltër ose topat shkuan jashtë.

Edhe në një episode kur topi shkoi në rrjete pas gjuajtjes së fortë të Benaser protagonist u bë gjyqtari Marian, i cili u kthye dy herë për ta parë episodin në monitor dhe në fund vendosi ta anuloje me arsyetimin se Kalulu ishte në rrezen e topit dhe të portierit Handanovoc, duke sjellë mjaft polemika pas edhe sfidë.

Ky ishte një episod që vendosi ndeshjen në fakt, ndërsa në fund goli I trete i Gosens shpërbeu vetëm për statistikë. Pas kupës, tanimë dueli mes dy ekipeve të Milanos zhvendoset në kampionatit, aty ku luftohet fort për titullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *