Në ditën e prezantimit të blerjes më të fundit portierit të njohur Courtois, presidenti I Real Madrid Florentino Perez I ka lëshuar edhe një mesazh Interit që shpresonte ti afrohej blerjes se Modric.

 

“Kemi një skuadër shumë të fortë dhe besojmë fort të seicili nga lojtarët që kemi në ekip. Të gjithë janë gati për sfiden  e radhës, të fitojmë cdo kompeticion ku luajmë. Me largimin e Kovacic si I sakrifikuar për ardhjen e Courtois, kemi mbyllur njehere e mirë cështjen e largimeve nga ekipi”.

 

Deklaratat e Perez I referohen shpresës së Inter që Modric ti kërkonte Perezit largimin nga Reali, gjë e cila mesa duket nuk do të merret në konsideratë nga bosi I klubit madrilène, aq më tepër që largimi I kroatit Modric do ta dobësonte shumë mesfushën sidomos tani që shkoi tek Chelsea edhe Kovacic.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *