E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter mendon të përforcojë sulmin në rast largimi të Lautaro Martinez

Antonio Conte po mendon të bëj një përforcim për sulmin e Inter duke parë se Lautaro Martinez shihet çdo ditë e më larg Inter.


Trajneri zikaltër ka si objektiv kryesor titullin kampion të Serie A pasi mungon që nga viti 2010 dhe është një mungesë shumë e madhe. “Calcio Mercato” ka dhënë hipotezën më të fundit për sulmin e Inter. Trajneri italian kërkon të ketë në organikën e tij francezin Anthony Martial që shihet si një lojtar me shumë potencial për të ardhmen.

Manchester United e vlerëson lojtarin 60 milionë Euro dhe është një shifër vërtet e lartë. Hipoteza e fundit është mbrojtësi Milan Skriniar që mund të përfshihet në këtë marrëveshje për një ulje të cmimit. Mbrojtësi pëlqehet shumë nga anglezët por asgjë nuk është zyrtare për këtë shkëmbim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë