Inter është vënë pas talentit të Chelsea, Emerson Palmieri. Ai është cilesuar si një ndër mbojtesit më të talentuar të krahut në kampionatin anglez pavarsisht minutave të pakta. Performancat e mira e kanë vendosur talentin brazilian në listën e dëshirave për shumë ekipe.


Por ekipi i Inter po mendon seriozisht për një goditje të dyfishtë tek Chelsea. Drejtuesit zikaltër po mendojnë për një sulmues me eksperiencë dhe opsioni i momentit është francezi Olivier Giroud . Antonio Conte dëshiron të marrë dyshen në San Siro nderkoë qe Blutë kërkojnë të “pastrojë” ekipin për sezonin 2020-21. Trajneri italian i njeh shumë mirë dy lojtarët pasi ka kaluar dy sezone nën drejtimin e Chelsea.

Duke parë që nuk është në planet e Chelsea, Emerson e sheh të ardhmen e tij larg Londrës. Trajneri i Chelsea , Frank Lampard e sheh talentin si zëvëndësues të Marco Alonsos dhe kjo gjë nuk ështe pëlqyer nga Emerson. Lojtari nuk ka startuar një ndeshje të kampionatit që nga 22 janari dhe një lëvizje ne Milano do pëlqehej shumë nga ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *