Inter e pati një shëtitje transfertën e javës së 18 të kampionatit Italian.

 

Zikaltrit fituan 5  me 0 në Salerno kundër vendasve dhe tanimë rrisin presionin ndaj Milanit ndjekës, që është 4 pikë pas. Salernitana, vendi I fundit në klasifikim dhe mes njëmijë e një halleve financiare, u dorëzua shumë shpejt para kryesuesve.

 

Në të 11 ishte Perisic, I cili pas një goditje nga këndi shënoi me kokë, golin që I hapi rrugë goleades. Vetëm një moment paniku në prapavijën zikalter kur Obi u ndal nga një super Handanovic. Me të kaluar ky moment frike Inter dyfishoi në minutën e 33 me anë të Dumfries.

 

Në fillim të pjesës së dytë është radha e Sanches për ti çuar shifrat në 3 me 0, ndërsa Lautaro Martines në minutën e 77 dhe Galjardini në fund, kompletuan fitoren me goleade të Inter.

 

103 gola për klubin zikaltër në këtë vit kalendar, rekord historik. 43 pike për skuadrën e Inzagit, 4 më shumë se Milan që pret të dielën në San Siro në supersfiden e javës Napolin.

 

Ndërkohë në duelin që hapi javën e 18 të kampionatit, Lacio mposhti 3 me 1 Xhenovën duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve, po aq sa janë për momentin Roma dhe Juventus.

 

Golat e suksesit për kryeqytetasit u shënuan nga Pedro Rodriges, Acerbi dhe Zakanji. Tek bardhekaltrit luajti titullar, Strakosha në portë dhe Hysaj për 62 minuta .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *