Interi duket si i ka lënë pas të gjitha problematikat brenda klubit për shitjen dhe mospagesat e lojtarëve pasi i dha një leksion të mirë kampionëve të Italisë.

Zikaltërit mundën “Zonjën e vjetër” në shtëpi me rezultatin 2-0. Një fitore e rëndësishme kjo, që vjen në momentin më të mirë pasi  skuadra e Contes dominoi gjatë gjithë takimi. Interi bëri gjithcka mirë duke u shfaqur agresive që në fillimin e pjesës së parë me shumë raste të krijuara. Megjiithatë goli erdhi nga një ”ish”  si Arturo Vidal  pas nje gjuatje me koke.

Edhe pas këtij goli , zikaltërit ishin në kërkim të golit të dytë ndërsa përballë kishin një Juventus të lodhur për të reaguar të pandihmuar edhe nga yjet si Ronaldo dhe Dybala.  Vendasit përfituan nga këto pakujdesi në qëndër të mbrojtjes  të Juventusit duke u shfaqur disa herë para gardianit Shezni .

Në një nga këto moment,nëminutën e 51 ai që shenoi ishte mesfushori  Barela, ndër më të mirët e ndeshjes. Një ndeshje për tu harruar  për bardhezinjtë që i largon dhe më shumë nga pretendimet për titullin ndërsa forcopn edhe më shumë pretendimet e zikaltërve që tani më  ndajnë vendin e parë me Milanin me këta të fundit që do të ndeshen këtë mbrëmje me Kajlerin në  transfertë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *