E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter, “leksion” edhe Chelseas

Inter mori një tjetër fitore prestigji në turnein ndërkombëtar të verës. Në Singapor, të besuarit e trajnerit Spaleti thyen edhe Chelsean me rezultatin 2 me 1, vetëm pak ditë pasi kishin mposhtur Bayernin. Skuadra italiane nuk ishte aspak inferior përballe kampioneve të Anglisë, përkundrazi në fraksione loje ishte edhe dominuese. 15 minutat e para ishin më të mira për italianet, me pas Chelsea nisi të fitoje me shumë avantazh territorial, por pa mundur të gjeje rrugën e rrjetës. Ndeshja do të zhbllokohej në fund të pjesës së parë kur gjyqtari akordin një 11-metersh shumë të dyshimte për zikaltrit.

 

Kurtua i pret goditjen Joveticin, por me topin e kthyer sërish në lojë, ishte vetë malazezi që e shtyu në rrjete. Në pjesën e dytë për të dyfishuar rezultatin për Interin mendoi kroati Ivan Perisic. Në të fakt të tre golat në këtë takim u shënuan nga lojtarët e skuadrës italiane, pasi Kondogbia realizoi një autogol spektakolar në tentativën për ta kthyer pas topin tek portieri Padelli. Përpos kësaj gafe, Spalleti arriti të dalë fitues përballe Antonio Contes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë