Humbje e rende per Inter ne javën e 31 te Serise A, duke humbur tashme kontaktet me vendin e trete qe përkthehet ndryshe pjesëmarrje ne Champions League sezonin e ardhshëm. Ne “San Siro” skuadra e teknikut Mancini u mund nga Torino 1-2 dhe tashme e sheh veten 8 pike larg romes ne renditjen e përgjithshme. Nje pjese e pare ku pavarësisht shkëlqimit te paket, zikalterit u treguan solid, duke arritur ta mbyllnin pjesën e pare ne favor te tyre. Dhe u duk se vendasit do te merrnin tre piket me mjaft lehtësi kur qe ne minutën e 17 Ikardi ktheu ne gol nje penallti pas prekjes me dore te Moretit. Por me fillimin e pjesës se dyte, torinezet kthyen gjithçka ne baraspeshe kur Molinaro shfrytëzoi nje pasim te Maxi Lopez, duke mposhtur portierin Handanovic. Situate u përkeqësua mjaft per Interin kur dy minuta me vone Miranda la skuadrën me nje lojtar me pak pas kartonit te kuq. Ne minutën e 73 te zotet e shtëpisë dolën përfundimisht nga loja kur Nagatomo shkaktoi nje penallti ne zone duke u larguar edhe ai me te kuqe. Nga pika e bardhe Andrea Beloti, nuk gaboi duke i dhuruar tre piket skuadrës se tij qe ndjen tashme aromën e shpëtimit, duke u larguar edhe me shume nga zona e rënies nga kategoria. Ne te kundërt ne rastin me te mire, Inter duhet t’i gëzohet kupës se vogël te Evropës sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *