E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter, lamtumirë Champions League!

Mbrëmje e erret per Inter, qe ne javën e 30 te kampionatit italian pësoi nje humbje befasuese ne shtëpi duke ju larguar me 9 pike tashme zonës Champions për sezonin e ardhshëm. 1-2 ne “San Siro” per Samdorian, me zikalterit tashme qe komplikojnë gjithçka, duke mbajtur vendin e 6 ne renditjen e përgjithshme.

 

Pritej te ishte nje ndeshje jo shume e komplikuar per skuadrën e teknikut Pioli qe pikërisht ne shtëpinë e tyre kishin fituar 9 takime nga 10 te fundit. Dhe ne fakt, qe ne fillim skuadra vendase padrone e fushës, duke kërkuar te ushtroje presion ne kërkim te zhbllokimit te shifrave.

 

Reklamë

Dhe ne minutën e 35, aksionet e te zotëve te shtëpisë u konkretizuan me gol kur Dambrosio mposhti portierin kundërshtar. Por me fillimin e pjesës se dyte, miqtë arritën te kthenin gjithçka ne baraspeshe kur Shik gjeti rrjetën ne minutën e 50-te.

 

Edhe pse Inter u mundua te kundërpërgjigjej duke pasur edhe nje rast te arte me Ikardin ne minutën e 72, skuadra nga Xhenova ishte mjaft e rrezikshme ne kundërsulmet e saj.

 

Ne minutën e 85 erdhi edhe goli i nokautit per zikalterit kur pas nje prekje me dore te topit ne zone nga Brozoviç gjyqtari kryesore beri me shenje nga pika e bardhe e penalltise. Përballë Handanoviç ishte Kualjarela i sakte qe heq çdo shprese tashme per Inter per nje pjesëmarrje ne turneun me prestigjioz te Europes vitin e ardhshëm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë