E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter kthehet në “origjinë”, e mund Bolonja në “San Siro”

Interi befasoi përballë Bolonjës duke humbur në shtëpi me rezultatin 1-2. Të besuarit e Contes e nisën ndeshjen mirë me Lukaku që realizoi shumë shpejt dhe dërgoi në avantazh të tijët. Ndërsa pjesa e dytë nisi në mënyrën më të keqe për zikaltërit.  

Në minutën e  57 Soriano largohet nga fusha e lojës duke shuar dhe më shumë shpresat e skuadrës për të barazuar takimin . 

Shans i artë për argjentinasin Lautaro Martinez që provoi të dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e 11 metërshit, por me portierin e miqve që reagoi mjaftë mirë në dy herë.

Reklamë

Nga ana tjetër, Bolonja surprizoi zikaltërit me anë të Xhuara që goditi nga jashtë zone dhe dërgoi topin në rrjetë . Gjërat për Interin u vështirësuan dhe më shumë me Bastonin që barazoi edhe kartonat e kuq në fushë.

Nga kjo përfitoi Bolonja që u hodh në sulm dhe në minutën e 80-të i dha goditjen finale skuadrës së Contes me protagonist kryesor  Barrou . Pavarësisht se zikaltërit u përpoqën deri në fund të takimit për golin e barazimit, sfida u mbyll me shifrat 2-1.

Kështu Interi qëndron në kuotën e 63-të pikëve dhe renditet në vendin e tretë në kampionat, 4 pikë më pak se Lazio vendit të dytë. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë