E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter kalon edhe Salzburgun, kryeson grupin bashkë me Sociedad

Skuadrat e mëdha nuk gabuan në duelet e para të xhiros së trete të sfidave të fazës së grupeve në Champions League.

 

Inter mundi Salzburgun 2 me 1 në San Siro në një ndeshje jo të lehtë të vlefshme për grupin D.

 

Reklamë

Zikaltrit vuajtën shumë në start pasi miqtë humbën 2-3 raste për shënim, për të ardhur pastaj tek goli I Sanchez në minutën e 19. Në pjesën e dytë, konkretisht në minutëne  57 austriaket barazuan shifrat përmes një supergoli të Glukh, mirëpo gëzimi i miqvë zgjati pak.

 

Inter fitoi një penallti përmes Fratesit e cila u kthye në gol nga turku Hakan Calhanoglu. Ne minuten e 75 u aktivizua edhe Kristjan Asllani i cili pati edhe nje mundesi duke kerkuar nje gol spektakolar nga distanca , ndonese nuk ia doli dot mbane.

 

Zikaltrit kryesojnë grupin bashke me Real Sociedad, me nga 7 pikë. Spanjollet fituan derbin iberik në Lisbonë kundër Benfices me rezultatin 1 me 0.

Vazhdo të lexosh

Reklamë