Interi eliminohet për të tretin vit radhazi që në fazën e grupeve të Champions League. Ashtu si në dy sezonet e mëparshme, ka çaluar në ndeshjen e fundit, duke mos shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Shakhtar Donetsk në San Siro.

 

Me këtë barazim, Inter renditet në vendin e fundit të grupit B.

 

Nga ana tjetër, Real Madrid ka mundur 2-0 gjermanët e Borussias, duke marrë vendin e parë.

 

Tjetër direkte ishte ajo e grupit A ndërmjet Salsburg dhe Atletiko Madrid, me këta të fundit, që fituan 2-0 dhe arritën të kalonin më tej.

 

Ndërsa, kampioni në fuqi, Bayern Munich ka fituar me rezultatin e pastër 2-0.

 

Në grupin C, Manchester City ka mundur në shtëpi 3-0 Marsejën. Në të njëjtin grup, fitore ka arritur edhe Porto ndaj Olympiacos.

 

Ndërkohë, më herët, Atalanta ka fituar ndeshjen direkte ndaj Ajax me rezultatin 1-0 dhe kualifikohet për më tej.

 

Liverpul ka arritur një barazim 1-1 ndaj Midtjylland, pa u sforcuar shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *