Nicolo Barella është kthyer në një nga shtyllat kryesore të Inter. Ai ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, gjë që tregon se është një lojtar i rëndësishëm për Antonio Conte.

Fundjavën qe kalojë, Italiani ka pasur shqetësime në kofshë përpara sfidës me Bologna dhe nuk arriti të aktivizohet. Pas testeve të kryera dhe të dhënave te fundit nga raporti mjekësor duket dicka e lehtë për lojtarin. Mjekët i kanë komunikuar lajmin talentit dhe e kanë lënë jashtë fushës për një javë.


Kështu lojtari do të humbasë 2 ndeshjet e rradhës me Veronën dhe Torinon të cilat janë tepër të rëndësishme për ecurinë e ekipit në Serie A. Ky lajm i ka sjellur dhimbje koke teknikut Conte , duke qenë se lojtari është tepër i rëndesishëm në aspektin taktik te skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *