Interi mori ndoshta një nga fitoret me të hidhura të historisë së vet, teksa suksesi 1 me 0 në Angli kundër Liverpool nuk i mjaftoi skuadrës italiane për të shkuar në çerekfinalet e Champions pasi ishte mposhtur 2 me 0 në San Siro.

 

Skuadra e Inzagit bëri vërtet një paraqitje shumë të mirë në Ferrin Anfield, stadiumi ku Liverpool nuk humbiste prej 1 viti, ekzaktësisht në 27 ndeshje të luajtura. Provë e fortë personaliteti dhe cilësie për Interin që luajti një ndeshje me intensitet të lartë përballë një prej skuadrave të mira të Europës.

 

Të kuqtë në fakt e nisën ndeshjen me një rast të mirë të Matip që goditi traversën e Handanovic. Në pjesën e parë tentativë më serioze drejt portës së Alison e krijon Calhanolu.Edhe pjesa e dytë nis me një shtyllë të vendasve, kësaj radhe me protagonist Momo Salah. Me të kaluar kjo frikë, Inter bën të heshtë Mitikun Anilld.

 

Në të 62 silura e Lautaro Martinez pushon në rrjeten e Alison dhe tremb jo pak anglezët, duke qenë se një tjetër gol i italianëve do të çonte ndeshjen në shtesë.Mirëpo entuziasmi I zikatereve zgjat vetëm 1 minutë, pasi Sanchez merr kartonin e dytë të verdhe dhe lë skuadrën me 10 lojtarë.Një goditje për miqtë të cilët shpëtojnë pastaj në dy raste të mirë të Liverpool, fillimisht pas një tjetër shtylle të Salah dhe më tej Vidal i tha jo golit pas gjuatjes së Diaz. Të kuqtë vijojnë rrugëtimin në Champions, ndërsa Inter mbetet thatë teksa prej 2011 nuk shkon dot në 8 më të mirat e Europës.

 

Spektakël i Bayernit në krahun tjetër, pasi gjermanet mposhtën 7 me 1 Salbuzbrg skuadër e cila në takimin e parë ia kishte nxirë jetën ekipit të Nagelsman duke e ndalur në një barazim 1 me 1. Këtë herë në Alianz Arena çdo gjë ishte ndryshe, ndonëse Bayerni në start tregoi disa pasiguri sërish në prapavijë por miqtë humbën 2 mundësi në 10 minuta. Më tej nisi shoë i Levandovskit, autor i tre golave në minutat 12, 21 dhe 23.

 

Gnabry në minutën e 30 kompltoi shifrat e thella 4 me 0 në pjesën e parë. Mirëpo edhe në të dytën Bayern nuk pati mëshirë pasi shënoi dy herë me Myler e pastaj me Sane ndërsa golin e nderit për Salzburg e realizoi Kjaergaard. Të dyja sfidat u transmetuan ne Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *