E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter ende “gjallë”, zikaltrit tani luten për Sassuolon

Kuqezinjtë shpresuan ta festonin fitoren e kampionatit që të dielën në mbrëmje, mirëpo Inter nuk ia dha këtë kënaqësi, pasi zikaltrit fituan pak më vonë në fushën e Kaljarit 3 me 1 duke u rikthyer -2 pikë.

 

Një sukses pa djersitje të mëdha për miqtë, të cilëve sistemi VAR i hoqi një gol të Shkriniar që në minutën e 11. Mirëpo në të 25 Darmianb me kokë ktheu qetësinë te skuadra e Inzagit.

 

Reklamë

Në startin e pjesës së dytë Lautaro dyfishoi shifrat. Mirëpo sardët që donin dëshpërimisht pikët e mbijetesës u kthyen në lojë shumë shpejt me anë të Ligojanis. E gjithsesi në të 84 pas një kundërsulmi sërish Lauytaro mbylli llogaritë.

 

Në javën e fundit Inter duhet të fitojë me patjetër ndaj Sampdorias në shtëpi dhe të shpresojë se Milan do të mundet me Sasuolon.

 

E vështirë por jo e pamundur, aq më tepër që precedentët në të kaluarën nuk mungojnë. Interi madje ka qenë viktimë e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë