E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 minuta më parë
Sport

Inter e mbyll me fitore spektakolare

Inter e mbylli sezonin, një nga me te këqijtë ne vitet e fundit, me nje fitore spektalore ne shtëpi kundër Udinezes. Ne “San Siro”, zikalterit fituan me rezultatin e thelle 5-2. Takimi filloi mjaft mire për te zotet e shtëpisë, te cilët qe ne minutën e 5 e panë veten ne avantazh fale rrjetës se Eder. Ishte përsëri italo-braziliani, i cili ne minutën e 18 dhuroi një top per te Perisiç qe dyfishoi shifrat. Përballë një kundërshtari pa asnjë motivim, vendasit nuk do te ndaleshin, duke e mbyllur pjesën e pare 3-0 pas golit te Brozoviç ne minutën e 36. Edhe ne pjesën e dyte, i njëjti ritëm per Inter qe ne minutën e 54 gjeten edhe njëherë rrjetën ne golin e katërt.

 

Ne minutën e 76, talenti Balic shënoi golin e pare me fanellën e Udinezes, duke ngushtuar shifrat, por dy minuta me vone Angella shënoi autogol ne portën e tij. Ne minutën e dyte te shtesës Zapata vulosi shifrat përfundimtare 5-2.

 

Reklamë

Crotone beri mrekullinë duke arritur te mbijetoje ne Serie A pas fitores 3-1 ndaj Lacios, por edhe me ndihmën e Palermos qe pavarësisht se kishte rene beri detyrën, duke mundur ne Barbera Empolin 2-1/. Ne Ezio Scida vendasit i shënuan dy gola te shpejte Thoma Strakoshes me Nalini dhe Falcineli përpara se Immobile te ngushtonte diferencën ne minutën e 26 me Immobile.

 

Ne pjesën e dyte Nalini shënoi golin e trete nje rezultat qe nuk do te ndryshonte deri ne fund te takimit. Pas kësaj fitoreje Crotone qëndron ne Serine A, duke e mbyllur renditjen ne kuotën e 34 pikëve, dy me shume se Empoli qe iu bashkëngjitet dy skuadrave Palermo dhe Pescara.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë