Arsenal arriti një fitore shumë të rëndishme për kualifikimin në takimin e parë të raundit të 1/16-ve te Uefa Europa League. Në Karaiskaqi topçinjtë mundën vendasit e Olimpiakos me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Lakazet 9 minuta nga përfundimi i kësaj sfide. I njëjti rezultat edhe në Olimpiko për Romën ndaj Gent. Në një ndeshje me shumë vuajtje skuadra nga kryeqyteti italian ju fal golit të Karles Perez, që në minutën e 13. Uollverhempton mbylli çështjen kualifikim teksa shpartalloi në shtëpi Espanjol me rezultatin e thellë 4-0.  Në shenjë për ujqerit Diego Jota Triplete dhe Ruben Neves. Fitore me përmbysje për Gllasgou Rangers të Florin Kamberit 3-2 ndaj Brages. Portugezët për afro 1 orë kryesoninn me rezultat të pastër 0-2 falë rrjetave të Fransergio dhe Abel Ruiz.  Heroi i takimit për skocezet, djali i ish-yllit rumun me famë botërore, George Haxhi, Ianis autor i një dopiete , goli i fundit i të cilit u shënua në minutën e 81. Ndërkohë sulmuesi kuqezi Kamberi u fut në fushë në minutën e 68 të takimit. Më parë inter me një këmbë në turin tjetër teksa fitoi me rezultat të pastër 2-0 në Bullgari ndaj Ludogorec.  Vendasit rezistuan deri në minutën e 71 kur Eriksen kaloi në avantazh zikalterit.  Dy minuta më vonë danezi preku traversesën përpara se Lukaku në minutën e 5 të shtesës të vuloste rezultatin përfundimtar nga pika e bardhe e penalltisë.  Manchester United  nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Bryzh me të dy golat e shënuar që në pjesën e parë. Rezultati me surprizë i këtyre takimeve të para erdhi nga Spanja ku Getafe mundi Ajaks 2-0. Golat për vendasit mbajtën firmat e Dejverson dhe Kenedy në fundin e takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *