E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter, dështim total në Europë

Tjetër humbje per Inter ne kupën e vogël te europes. Ne takimin e dyte te vlefshëm per fazën e grupeve skuadra e holandezit Frank De Bur u mund ne Prage 3-1 nga Sparta. Ceket e mbyllen pjesën e pare 2-0 fale dopietes se Kadlec. Ne minutën e 71 Inter u duk se u fut ne loje me golin e Palacios, por katër minuta me pas gjithçka u kthye ne disfavor me kartonin e kuq te Ranokia dhe golin e Holek qe vulosi shifrat përfundimtare 3-1. Një situate kritike per zikalterit, te cilët e shohin veten ne vend te fundit ne grupin K ne kuotën e 0 pikëve. Fitore e vështire per Manchester United. Fale golit te vetëm te Ibrahimovic ne minutën e 69, djajtë e kuq munden 1-0 ukrainasit e  Zaria Lugansk, duke arritur fitoren e pare ne grupin A. Roma u ngjit ne krye te grupit E, pas fitores se thelle 4-0 ndaj rumuneve te Astra Ploeshti. Golat per te zotet e shtëpisë mbajtën firmat e Strotman, Fazio, Florenci dhe Fabricio autogol. Fitorja e dyte radhazi per Zenit kete here 5-0 ne Shën Peterburg ndaj Alkmar, duke mbajtur vendin e pare ne grupin D me pike te plota. Per ruset shënuan Kokorin dopiete, Xhuliano, Krishito dhe Shatov.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë