Inter vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato. Zikaltrit pasi zyrtarizuan blerjen e Simo Vrsaljko nga Atletico Madrid, tani janë hedhur në sulm për Arturo Vidal.

 

Klubi Italian ka cuar përfaqësuesit e vet në Gjermani për të biseduar me Bayern Munih dhe me vetë lojtarin por ka një problem të madh që duhet kapërcyer.

 

Bëhet fjalë për konkurencen e Barcelones e cila është futur seriozisht në lojë për të marrë shërbimet e Vidal.

 

Nga ana tjeterf ëndërra e Interit, është një tjeter. Bëhet fjalë përe Luka Modric.

 

Sipas mediave italiane, fantazisti kroat I ka dhënë fjalën zikaltereve për një transferim të mundshëm duke pranuar një kontratë 4 vjecare me më pak se 10 milion euro neto në sezon që mere aktualisht tek Reali.

 

Problemi është tek klauzola 500 mln euro që ai ka me spanjollet. Modric që është ende me pushime duket se do të kërkojë vetë tek Perez largimin nga Reali.

 

Ky i fundit ne nje reagim per mediat spanjolle tha se Modric nuk do te largohet nga Reali as per 750 mln euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *