Subscribe

50 intelektuale e ish-funksionare pranë Partisë Republikane i bëjnë thirrje publike amerikanëve të mos votojë kandidatin e subjektit të tyre Donald Trump. Në një letër publike këta ish-zyrtare, mes të cilëve dhe ish-drejtorë të CIA-së deklarojnë se Trump mund të rezultojë Presidenti më i pamatur në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vete Trump i ka akuzuar keta ish-zyrtare si te dështuar. Ai ka replikuar ne distance dhe me rivalen e tij Hillari Klinton.

Donald Trump: Amerikanizmi dhe jo globalizmi do të jetë kredoja jonë e re. Vendi ynë do të arrijë standarde të reja, të papara ndonjëherë. Dhe këtë gje do ta mundësojmë se bashku dhe jo duke dëgjuar zërat e lodhur të së shkuarës.

Hilari Klinton: Nuk do te kete një tjetër Donald Trump. Nese do ta votoni do te qeveriseni nga ai qe ju shini. Është i njëjti Trump i cili refuzon të paguaj taksa dhe faturat e po ashtu i njëjti qe tenton t’i shmanget detyrimeve per bizneset e punonjësit e tij.

Kohet e fundit janë rritur ndjeshëm zërat edhe ne radhët e republikaneve te cilët kundërshtojnë ashpër zgjedhjen e biznesmenin te njohur Trump ne krye te Shtëpisë se Bardhe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *