E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Integrimi, Rama merr mbështetjen e socialdemokratëve gjermanë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me kryetaren e Partisë Socialdemokrate gjermane Andrea Nahles ku u diskutua procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Rama e njohu Nahles me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave.

 

Reklamë

Nahles siguroi kryeministrin Rama për mbështetjen e pakushtëzuar të grupit socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

 

Liderja e partisë socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor.

Më shumë video

Reklamë