E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Integrimi i rajonit e bën Ballkanin më të sigurtë”

Rruga e vendeve ballkanike është e qarte dhe e padiskutueshme, drejt integrimeve euro-atlantike dhe Bashkimit Evropian. Ketë mesazh përcolli presidenti Bujar Nishani gjate nje pritjeje ne Sarajeve ne përfundim te vizitës se tij ne Bosnje-Hercegovine. Integrimi i rajonit tone ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO e bën Ballkanin me te sigurte, e ben Evropen me te qete dhe me te integruar”, deklaroi Nishani. Ai theksoi se fryma e solidaritetit, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit te ndërsjelle duhet te jete rruga e përbashkët, per te gjithe rajonin. Ai kërkoi qe qytetaret e Bosnjës, si dhe ata te Kosovës, te kene mundësi te udhëtojnë ne vendet reciproke pa pengesa si fqinj te mire dhe te qarkullojnë lirshëm mallrat dhe njerëzit ne keto dy vende, por edhe te njihen dokumentacionet e lëshuara nga institucionet e te dyja shteteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë