E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Video · Sociale

Integrimi i nxënësve që nuk dëgjojnë, 80 nxënës me program të veçantë arsimor

Në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë, 80 fëmijë janë të angazhuar në një proces arsimor të veçantë. Secili prej tyre ndjek me pasion jo vetëm arsimimin bazë, por edhe atë profesional, duke u përgatitur për të ardhmen e tyre. Drejtoresha Orjola Idrizi, na prezanton me disa nga profesionet  që i ndihmojnë ata të integrohen në shoqëri.

“Në qendrën burimore studiojnë 80 fëmijë. Kurrikula dhe plani mësimor që studjohet ka fushat dhe lëndët si në shkolla tq zanoshme por epërsia jonë se kemi lëndë të specialitetit dhe module profesionale. Ne kemi laborator të rrobaqepsisë, zdruktharisë, parukerisë dhe së fundmi dhe laboratorin e fotografisë. Pasdite ata kanë veprimtari educative që maerrin njohuri edhe për profesionet”, thotë Orjola Idrizi.

Një prej projekteve frymezuese të fëmijëve, vjen nga laboratori I ri I fotografisë. Në këtë laborator, nxënësve u mundësohet të ndjekin edhe hapat e editimit të fotografisë.

“Fëmijët këtu jo vetëm bëjnë fotografi por kanë mësuar të punojnë edhe në programet fotoshop dhe sic e shihni  fotografitë që janë këtu janë  të realizuara nga nxënësit dhe kemi hapur dy ekspozita me këto fotografi. Kemi krijuar jë ekspozitë me pamje nga kinematografia shqiptare. Këto pamje ata I kanë punuar me fotoshop dhe kornizat e fotografive janw mw material tw riciklueshme”, shprehet Idrizi.

Instituti i nxënësve qe nuk dëgjojnë është I vetmi institucion që ofron edukim për fëmijët me probleme në dëgjim. /vizionplus.tv

Më shumë video