Subscribe

Pasi nuk përfituan azil ne shtetet ku shkuan me familjet e tyre, dhjetëra fëmije i janë rikthyer shkollës. Thuajse asnjë prej tyre nuk ka humbur vitin shkollor apo te jete perserites. Kështu ka ndodhur edhe me Amer Krajen nga Tirana. Ai u largua ne Gjermani kur ishte ne klasën e 7 dhe u kthye ne Shqipëri pas gati nje viti. Nuk eshte perserites, por nxënës ne klasën e 8. Por para se te rifillonte mësimin ne Tirane përveç vërtetimit te marre nga shkolla gjermane, Ameri iu nënshtrua nje testimi per njohuritë e marra. Si ky 15 vjeçar janë me qindra te larguar ne vendet europaine. Per ata qe po kthehen Ministria e Arsimit ka krijuar lehtësi. Jo vetëm qe te pranohen ne mësim ne çdo periudhe te shkollës, por nuk u  digjet viti pavarësisht njohurive qe kane marre ne shtetin e huaj. Nëse do te jene perserites ne vitin ku e lane shkollën para se te largoheshin, kjo varet vetëm nga vullneti i prindërve. Ministria e Arsimit nuk deklaron shifra per numrin e nxënësve qe kane lene shkollën. Burime jo zyrtare pranë ketij institucioni thone se janë mbi 1 mije fëmije te larguar ne emigrim dhe numrin me te madh e mban Drejtoria Arsimore e Vlorës, Kukësit, Fierit dhe Tiranës. Po ashtu nuk ka nje shifër te sakte per numrin e nxënësve te rikthyer ne shkolla, ndonëse shume prej tyre si ne rastin e ketij 15 –vjecari synojnë serish largimin nga Shqipëria.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *