Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të enjte në Bruksel për të marrë pjesë në një drekë pune që presidentja e komisionit europian Ursula Von der Leyen ka organizuar me liderët e rajonit.
Në një konferencë të përbashkët përpara takimit, kryeministri Rama dhe presidenti i Komitetit ekonomik dhe social evriopian Oliver Ropke, njoftuan ngritjen e një komiteti të përbashkët konsultativ.
Lexo edhe :
Ky projekt do të shpërbejë për përshpejtimin dhe monitorimin e ecurisë së vendeve kandiate në procesin e integrimit.
“Na jep shumë energji të reja fakti që mund të krijojmë Komitetin e Përbashkët Konsultativ, provë jo vetëm e angazhimit tonë por edhe besimit të fortë që kemi se procesi integrimit nuk është thjesht një çështje që i përket qeverisë, po të gjithë qytetarëve, edhe shoqërisë civile. I emocionuar për mbështetjen që na ka dhënë Ropke dhe ekipi i tij, se na jep mundësinë që t’u tregojmë qytetarëve tanë dhe aktorëve në vendin tonë jo thjesht përmes fjalëve, por përmes një institucioni këtu se sa e rëndësishme është që rruga drejt anëtarësimit në BE është një rrugë që duhet gjithë shoqëria, jo vetëm disa aktorë”, tha Rama.
Presidenti Ropke tha se po synohet që ky projekt të shndërrohet në një mekanizm të përhershëm që do të ndihmojë dhe do të japë këshilla për vendet që duan ti bashkohen bllokut.
“Jemi të vendosur të vijojmë me këtë projekt, sepse nuk mund të zhgënjejmë asnjë nga anëtarët e vendit Ballkanit perëndimor më tej. Qëndrimi ynë është i qartë. Sigurisht që anëtarësimi duhet të bazohet tek merita por metodologjia duhet të jetë graduale, një përfshirje graduale e vëndëve kandidate”, tha Ropke.
Në takimin me liderët e rajonit Von der Leyen pritet të njoftojë krerët e shteteve për qëllimet dhe misionin që do të ketë Komisioni Europian në mandatin e ardhshëm 5-vjeçar.
Gjithashtu në vëmendje është axhenda e reformave dhe rritjes që vendet e rajonit tashmë kanë dorëzuar si parakusht për të përfituar nga plani i rritjes për Ballkanin perëndimor. /vizionplus.tv






