E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Instituti i njohur gjerman Koch: Presim valën e dytë të Koronavirusit

Instituti I njohur gjerman “Robert Koch” bëri të ditur se duhet të presim një valë të dytë të epidemisë së Koronavirusit.

“Dimë që me siguri do tëketë një vale të dytë të epidemisë së Covid-19. Shumica e shkencetarëve është e bindur në këtë qëndrim, madje ka shumë të tjerë që shprehen edhe për një valë të trete të rikthimit të këtij virusi të rrezikshëm”, u shpreh mes të tjerash Lothar Wieler,  Presidenti i Institutit Robert Koch.

Reklamë

Ndërkohë po sipas këtij institute, në 24 orët e fundit në Gjermani ka pasur rreth 600 raste te reja dhe ky konsiderohet fakt shumë pozitiv sipas eksperteve gjerman.

Përqindja e infektimit ka rënë në nivelin 0.71 % në nivel kombëtar ndërsa përqindja e vdekshmërisë ka shkuar në 4.2%.

Vazhdo të lexosh

Reklamë