Subscribe

Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, iu bashkua nismës për mbjelljen e pemëve në liqenin e Farkës e u shpreh e befasuar për ndryshimet që po ndodhin në Tiranë.

 

“Kjo është arsyeja pse njerëzit duan të vijnë në Tiranë, pse duan të vijnë në Shqipëri. Ky është vizioni që ata duan të shohin, që duhet përqafuar, kur mendon si të thithësh investitorë, por gjithashtu edhe mentaliteti i duhur për t’u bërë pjesë e zgjerimit të BE-së. Ky është vizioni që ata duan të shohin dhe kjo është arsyeja pse pasqyroheni në “The Economist”, si edhe pse gjithkush do të vijë për ta vizituar”.

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës falenderoi Bankën Botërore për kontributin që i jep Shqipërisë ashtu edhe për pemët që i kanë dhuruar qytetit të Tiranës.

 

“Kjo punë nuk bëhet vetëm. Shprehja shqiptare: “Trimi i mirë me shokë shumë” vlen më shumë se çdo gjë tjetër për aksionin tonë të gjelbërimit. Ndaj, e falenderoj më gjithë zemër IFC-në dhe Bankën Botërore sepse janë jo vetëm operatorë të mëdhenj të zhvillimit në Shqipëri, por edhe të zhvillimit të qëndrueshëm, për investime afatgjata në natyrë, mjedis, gjelbërim”.

 

Veliaj tha se kushdo që mbjell pemë i kthen natyrës dhe qytetit borxhin e krijuar në gjithë këto vite tranzicion, si dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *