Subscribe

Rritja ekonomike po i afrohet parashikimeve të qeverisë. Pas Bankës së Shqipërisë, e cila vlerësoi për një performancë më të mirë të ekonomisë gjatë këtij viti, ka qënë INSTAT, i cili ka publikuar produktin e brendshëm bruto për tremujorin e dytë, ku rezulton se ekonomia në këtë periudhë është rritur me 3.2%. Instituti i Statistikave ka identifikuar se dy sektorët të cilët kanë dhënë kontributin më të madh janë dhënë degët tregti, hotele, restorante dhe transporte dhe taksat neto. Tremujori i dytë shihet si më pozitivi për rritjen ekonomike pasi ka dhe zhvillimin më të madh të sektorëve të turizmit dhe shërbimeve. Në këtë tremujor performancë të lartë kanë patur edhe degë të ekonomisë si ajo e sigurimeve dhe industrisë përpunuese. Ndryshe nga sa janë shprehur kompanitë e këtij tregu se u kanë rënë fitimet, INSTAT ka konkluduar se aktiviteti i këtyre shoqërive është rritur me 3.8%. Industria nxjerrëse ka vijuar rënien me 18.7% për të dihatin tremujor radhazi për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Këtë rritje në nivelet 3.2% INSTAT ia delegon konsumit, i cili është shtuar me 4%. Qeveria ka parashikuar një rritje vjetore për 2016-ën në nivelet 3.4%, ndërsa dy ditë më parë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar të njëjtin parashikim me institucionet shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *