E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Inspektorët në kopshtin “Bleta”, institucioni i paregjistruar

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale  në Maqedoni ka kryer kontroll të paparalajmëruar  ne kopshtin “Bleta” ne te cilin fëmijët detyroheshin te faleshin. Autoritetet kane beret e ditura rezultatet e kontrollit sipas te cilit institucioni privat nuk ishte fare i regjistruar e për rrjedhoje edhe veprimtaria e tij ishte e jashtëligjshme.

 

Reklamë

Gjatë kontrollit, inspektorët nuk kanë gjetur fëmijë ose të punësuar, por nga ambientet e jashtme, shihej se ishte përshtatur edhe për kryerjen e riteve fetare. Raporti i kontrollit i është dorëzuar Ministrisë se Brendshme, e cila do te procedoje me tej.

 

Per kopshtin reagoi edhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, e cila dënoi ngjarjen duke thënë se janë shkelur ligjet. Pak dite me pare u publikua një video si dhe foto ne te cilat shihej se si fëmijët e vegjël grumbulloheshin rreth një objekti qe imitonte Qaben dhe faleshin. Përveç aktiviteteve edukativo-arsimore, në këtë kopsht mësoheshin edhe ritualet fetare islame, si namazi, këndimi i Kuranit e praktikat e Haxhit.

 

Më shumë video

Reklamë