Përhapja e kancerit mund të ndalohet me injeksione të oksigjenit, sipas një studimi të ri.

 

Eksperimentet në minj me tumore të gjirit zbuluan se ata jetuan më gjatë pasi u rrit furnizimi me oksigjen. Ky proces hedh dritë mbi përhapjen e sëmundjes dhe fazën kur qelizat shkëputen nga zona orgjinale dhe migrojnë përmes trupit.

 

Dihej pak se pse këto grupe të qelizave tumorale largohen në trup. Mungesa e oksigjenit është identifikuar si shkak. “Ky përfundim jep shpresë për strategji më të përmirësuara për të luftuar kancerin”, tha autorja kryesore e studimit, Nicola Aceto.

 

Kjo mund të përfshijë rritjen e formimit të enëve të gjakut, e cila do të mbartë më shumë oksigjen. Kjo teknikë funksionoi te brejtësit.

 

Ekipi i saj analizoi sasinë e oksigjenit brenda tumoreve njerëzore te kafshët, shkëputjen e tyre dhe vetitë e tyre biologjike Ata zbuluan se zona të ndryshme furnizohen me nivele të ndryshme të oksigjenit.

 

Qelizat kancerogjene me mungesë oksigjeni u grumbulluan atje ku kishte më pak enë gjaku. Sipas studimit, ata largohen nëse nuk marrin mjaftueshëm oksigjen. Autorja e studimit i krahasoi ato me njerëzit në një bar apo klub të mbushur plot duke luftuar për frymë dhe që dalin jashtë për të marrë frymë në ajër të pastër.

 

Testet e mëtejshme treguan se qelizat kancerogjene të privuara nga oksigjeni janë më të rrezikshme se ato me përmbajtje normale të oksigjenit. Ata u përhapën më shpejt dhe minjtë vdiqën më shpejt.

 

“Nëse një tumor nuk ka oksigjen të mjaftueshëm, qelizat do të shkëputen”, tha Nicola Aceto.

 

Gjetjet e botuara në “Cell Reports” frymëzuan studiuesit për të stimuluar rritjen e enëve të gjakut në minj me ilaçe. Kjo rriti oksigjenin në tumore. Siç pritej, qelizat kancerogjene u ndanë më pak dhe mbijetesa u rrit. Pra, u krijuan më pak tumore sekondare.

 

Por, në të njëjtën kohë, tumori primar u rrit në madhësi të konsiderueshme.

 

Prof. Aceto tha: “Ky është një rezultat provokues. Nëse i japim tumorit mjaftueshëm oksigjen, qelizat kancerogjene nuk kanë asnjë arsye për t’u larguar dhe për të bërë migruar në trup. Nga ana tjetër, kjo përshpejton rritjen e tumorit primar.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *