Një 47 vjeçar nga Korç ka rënë në prangat e policisë pasi ushtronte aktivitet në një lokal të pa regjistruar.

 

Gjatë kontrollit në këtë ambjent u gjetën gjithashtu produkte të dyshuara sit ë kontrabanduara të cilat shiteshin duke fshehur të ardhurat.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandimit me mallra dhe informalitetit, kanë goditur nga një rast të këtyre veprimtarive të paligjshme.

 

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore, të papajisur me kasë fiskale”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë ushtruar kontroll në lokalin në përdorim nga ky shtetas, në lagjen nr. 6, Korçë, ku kanë konstatuar se 47-vjeçari ushtronte aktivitetin në këtë lokal, pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasën fiskale.

 

Gjithashtu, në një nga ambientet e lokalit u gjetën produkte kozmetike, me mbishkrime në gjuhën greke, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *