Subscribe

Sulmi kibernetik i Iranit mbi vendin tonë nuk ka prekur informacionin e klasifikuar.

 

Garancia është dhënë nga kreu i drejtorisë së sigurimit të informacionit të klasifikuar Dorjan Tola në komisionin e ligjeve gjatë shqyrtimit të ligjit të ri për informacionin e klasifikuar. Drejtori i DSIK ka shpjeguar se informacionet sekrete ruhet në server lokale dhe për mbrojtjen e tyre aplikohen standardet e NATO-s.

 

 

DORJAN TOLA

DREJTOR I DSIK

 

“Deri tani të pakten ne nuk kemi informacion për sulmim të rrjeteve që trajtojnë informacion të klasifikuar. Pra ne kemi rreth 22 sisteme kombëtare, natos, be, që trajtojnë informacione të klasifikuara të akredituara, ne deri tani nuk kemi të dhëna që këto janë kompromentuar.”

 

Sipas drejtorit të DSIK në rastet kur janë publikuar të dhëna të klasifikuara, përgjegjësia është individuale e personit që nuk ka ndjekur procedurën.

 

 

“Sot informacionet që dalin në media nuk janë informacione të dala nga rrjetet tona të klasifikuara, janë informacione të cilat në mënyrë abusive janë përdorur në sisteme të paklasifikuara.”

 

Ndërsa ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali ka garantuar deputetët se pavarësisht sulmit të hakerave iranianë, të dhënat nuk janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme.

 

ELISA SPIROPALI

MINISTRE PER MARREDHENIET ME PARLAMENTIN

 

“Kemi arritur të parandalojmë një dëm që mund të kishte shkatërruar të gjitha të sistemin tonë të shërbimeve..”

 

Përtej debatit për sulmet kibernetike, partia socialiste dhe Enkelejd Alibeaj arritën konsensusin e parë për hapjen e plotë të të gjitha dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

 

Socialistët pranuan propozimin e Alibeaj për deklasifikimin e tyre,  e mbetet për tu parë nëse Alibeaj do të mbështesë propozimin e mazhorancës për të nxjerrë jashtë politikës bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *