E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Vendi

Inflacioni për muajin qershorin

Edhe pse arsimi, ushqimet dhe duhani janë rritur ndjeshëm gjate qershorit, inflacioni vijon te rezultojë i ulet. INSTAT ka publikuar ketë indeks per muajin qe shkoi dhe vërehet nje rritje stratosferike e çmimit te frutave me 16%, ndërsa zarzavatet me 7%. Rritja e çmimeve te shportës me sa duket po ndikon qe ta çoje drejt stabilizimit inflacionin, i cili ne muajt e pare te vitit rrezikoi te shkonte afër nivelit 0. Tregjet globale vijojnë te ndikojnë negativisht dhe rënia e naftës ka bere qe per qershorin niveli i tij te jete 1.2% shume larg vlerës qe parashikon Banka e Shqipërisë. Ne ekonomitë e vendeve ne zhvillim, ky indeks kërkohet te jete afër nivelit 3%, çka tregon se konsumi është gjallëruar, por ne Shqipëri interesi vijon te mbetet për te blere mallrat baze.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë