Edhe për muajin maj, inflacioni ishte i ulet. Sipas Institutit te Statistikave, kjo vlere arriti ne 0.7%, shume larg projeksioneve te Bankës Qendrore per ta mbajtur ate ne nivelin 3%. Ajo qe vërehet është se edhe pse grupi i ushqimeve dhe shërbimeve arsimore kane patur ndikim ne rritjen e çmimeve, serish nuk po japin kontribut per te shtuar konsumin ne ekonomi. Ushqimet dhe pijet jo alkoolike u rriten me 2.3%, ndërsa shërbimi arsimor me 4.8%. Ne rënie duket se jane serish sektorët, te cilët kryesisht lidhen me çmimin e naftës dhe te mineraleve. Transporti ka pësuar nje rënie e po ashtu edhe veshje dhe këpuce. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka ulur disa here normën e interesit te lekut për te nxitur konsumin e per te kthyer ne objektivat e saj inflacionin, politika monetare e saj ende nuk po jep efekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *