E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Infermieri “mostër” burgoset përjetë sepse vrau tre pacientë

Ilustrim · Vizion Plus

Një infermier në Gjermani u burgos përjetë pasi u shpall fajtore për vrasjen e tre pacientëve nën kujdesin e tij.

 

Prokurorët i thanë gjykatës në Mynih se ata kanë dyshime se infermieri i quajtur si Grzegorz Ë, kishte vrarë më shumë pacientë.

 

Prokurorët e akuzuan atë për injeksion të pacientëve me doza vdekjeprurëse të insulinës.

 

Ai gjithashtu u gjet fajtor për vrasje në tentativë në dy raste, si dhe dëmtim trupor dhe vjedhje nga të sëmurët.

 

Dyshimet e mjekëve lindën kur zbuluan një shenjë të freskët gjilpëre në një pacient 87-vjeçar, që sapo kishte vdekur.

 

38-vjeçari, i cili është polak, nuk pranoi të dëshmojë në gjykatë, por u kërkoi falje familjeve të viktimave të tij.

 

“Ajo që unë kam bërë është shumë brutale”, tha ai në gjykatë.

 

Ai u akuzua fillimisht për gjashtë vrasje, por u shpall fajtor vetëm për tre.

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh