Një infermier dhe një efektiv policie janë në mesin e personave të prekur me Covid-19 në 24 orët e fundit në Tiranë.

Bëhet fjalë për një infermier të punësuar në spitalin e Traumës.

Pritet që këtë të mërkurë, personelit mjekësor me të cilin infermieri kishte kontakte ti merren tamponët, për të kuptuar se cfarë shkalle përhapje mund të ketë covid-19 tek Trauma.

E njëjta situatë është edhe me efektin e policisë për të cilin nuk speficikohet se në cilin komisariat punon.

Institucionet shteterore janë kthyer në problem serioz për përhapjen e covid-19, sidomos QSUT.

Ditën e sotme në të gjithë Shqiperinë u zbuluan 45 raste të reja ndërsa në total janë thuajse 1 mijë paciente aktiv me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *