Një efektiv policie në Berat ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai kishte shfaqur shenja të infektimit disa ditë më parë dhe përgjigjja e tamponit të bërë Berat ka rezultuar pozitive.
Efektivi i policisë është punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe kjo ka vënë në alarm shumë kolegë të tij, që patrrullonin me të çdo ditë gjatë shërbimit. Efektivi është karantinuar në banesën e tij, ndërkohë që gruaja se ndërpreu punën e saj si drejtoreshë çerdheje, me pretendimin se tamponi i parë i saj ka rezultuar negativ. Mbërritja e saj brenda ambienteve të çerdhes dje dhe sot ka alarmuar edukatoret dhe prindërit e fëmijëve, që kanë njoftuar organet përgjegjëse.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat kanë konfirmuar se pas ankesës,a saj i është komunikuar nga mjekët epidemiologë që të karantinohet në banesë dhe të mos paraqitet asnjë ditë në punë. Kjo deri në shërimin e plotë të bashkëshortit dhe pasi të rezultojë negative edhe tamponi i dytë që ajo do të bëjë pas 14-ditësh.
Burime bëjnë gjithashtu me dije se gjatë ditës së sotme janë kryer 16 tamponë brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në kontaktet e ngushta të efektivit të Patrullës së Përgjithshne të Policisë.