Infektohet me koronavirus kryebashkiakja e Permetit, Alma Hoxha. Lajmin e konfirmoi vetë ajo përmes një postimi në “Facebook”.

Ajo theksoi se është vetëizoluar së bashku me familjen e saj, duke respektuar masat kundër përhapjes së COVID.

“Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetizoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm. Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve. Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit”, shkruan Hoxha.

Javen e kaluar, u konfirmua pozitiv kryetari i bashkise se Gjirokastres, Flamur Golemi, si dhe ai i Dropullit, Dhimiter Toli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *