Video · Vendi
Infektohet me COVID-19 edukatorja e kopshtit
Është konfirmuar me Covid-19 edukatorja e kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë dhe bashkëshorti i saj.
Mësohet se kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.
Reklamë
Burimet thonë se e kopshti gjatë kësaj periudhe nuk kishte frekuentim nga ana e fëmijëve ndërsa stafi është në pritje të analizave.
Ndërsa bashkëshorti i edukatores së kopshtit, që po ashtu është infektuar, është tregtar në një pikë ushqimore në të cilën shet qofte.
Më shumë video
Reklamë




