E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Infektohen me Covid-19 Drejtori i Policisë së Beratit dhe bashkëshortja e tij

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Neritan Nallbati është infektuar me Covid-19.

Ai ka rezultuar “pozitiv” pas tamponit që ka bërë dy ditë më parë në qytetin e Tiranës, ku edhe banon.

Reklamë

Drejtuesi i lartë i Policisë së Beratit mësohet se është karantinuar në banesën e tij së bashku me bashkëshorten që ka rezultuar edhe ajo “pozitive”.

Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat bëjnë me dije se,drejtori Neritan Nallbati është me leje dhe është larguar mbrëmjen e së Mërkurës nga qyteti i Beratit drejt banesës së tij në Tiranë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë infektimi deri në momentin e fundit që ka qënë në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Por pavarësht kësaj, mes efektivëve të policisë Berat është rritur frika e infektimit të mundshëm.

Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat,

Nallbati e ka kryer tamponin në qytetin e Tiranës dy ditë më parë dhe mendohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij.

Gjendja shëndetësore e Nallbatit dhe gruas së tij është e mirë dhe pa komplikacione./VIZION PLUS/

Vazhdo të lexosh

Reklamë