E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Infektohen me COVID 164 minatorë, mbyllet miniera e arit në Afrikën Jugore

164 minatorë kanë rezulutuar pozitivë me koronavirus pasi iu nënshtruan testimit, e për këtë arsye, operacionet në minierën më të thellë në botë, në Afrikën Jugore, janë ndalur.

Miniera për ari, në pronë të kompanisë “Anglogold Ashanti” filloi nga puna muajin e kaluar, pasi u mbyll në mars për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Miniera u mbyll për shkak të pamundësisë që të zbatohet masa për distancim fizik.

Kompania në fjalë tha se ishin testuar 650 punëtorë, pas zbulimit të një rasti me COVID-19 javën e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë