E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Infektohen dy infermiere dhe një kasap në Berat

Tre raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Berat. Të infektuara rezultojnë të jenë 2 infermiere, duke vënë sërish në alarm Spitalin Rajonal të qytetit.

Njëra prej infermiereve të infektuara punonte në Maternitetin e Beratit dhe kjo ka bërë që Inspektoriati i Higjienës të dezinfektojë dhe të mbyllë godinën e shërbimit gjinekologjik që ndodhet brenda territorit të Spitalit Rajonal.

Reklamë

Edhe një infermiere 42-vjeçare që punon në një qendër shëndetësore doli pozitive. Për rrjedhojë, qendra shëndetësore është mbyllur.

Dy infermieret e infektuara kishin shfaqur prej disa ditësh shenja të sëmundjes si: temperaturë dhe këputje trupore. Por pavarësisht shenjave të infektimit ato kanë vijuar punën deri në kryerjen e tamponit.

Rasti i tretë i konfirmuar është një kasap, që ka shërbyer si i tillë në një nga lagjet e qytetit deri në momentin kur ka rezultuar i prekur me COVID-19. Ky fakt ka shqetësuar mjaft banorët e Beratit, të cilët duke mos ditur vendndodhjen e dyqanit të mishit ku shërbente kapasi, janë në panik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë