Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të dielë për 281 qytetarë të infektuar dhe tre të vdekur.

 

Rastet e reja u zbuluan mes 1.276 testimeve në 24 orët e fundit. Kurse viktimat ishin një 61-vjeçar nga Lezha, një 81-vjeçare nga Tirana, një 87-vjeçar nga Elbasani.

 

Në spitale janë të shtruar 256 pacientë, 25 prej tyre në terapi intensnive dhe pesë të intubuar. Gjithsej, në Shqipëri janë konfirmuar 17.055 të prekur, 451 të vdekur dhe 10.071 të shëruar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *