Subscribe

Varianti BA2 që u konfirmua në vendin tonë vetëm pak ditë më parë nuk pritet të ndikojnë në rritjen e numrit të infektimeve.

 

Edhe pse nuk ka të dhëna të përditësuara mbi imunitetin e tufës, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti sqaron se me gjasa prej muajit shkurt varianti ka qene i pranishëm në Shqipëri.

 

Studimet, sipas Alimehmetit, tregojnë se nënvarianti i ri i “Omikron” ka ardhur më i dobësuar së ai paraardhës.

 

Në dy vite pandemi, Alimehmeti thotë se muajt e verës priten të jenë të qeta, thuajse me zerim të rasteve. Ndërsa sa i përket dimrit,  mund të rikthehen infektimet, në një kohë kur kemi parë të shfaqen variante në mënyrë permanente.

 

Sa i përket fushatës së vaksinimit, eksperti vëren se autoritetet duhet të ndryshojnë qasjen dhe mënyrën e sensibilizimit të qytetarëve për imunizimin ndaj Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *