Gjumi është pjesa më e rëndësishme pqë secilin nga ne. Është koha më e mirë për tu çlodhur, dhe mënyra e duhur është që të flesh në një krevat me çarçafë të larë, por shumica prej nesh duhet ta pranojmë se nuk i ndërrojmë aq shpesh sa duhet.

 

Një eksperte e lavanderisë ka zbuluar se fjetja në çarçafë të pistë mund të ketë pasoja më të rrezikshme sesa thjesht aroma e keqe e tyre.Mary Marloëe Leverette thotë se fjetja në një krevat jo të pastër mund të jetë e dëmshme për shëndetin.

 

Duke folur për ATTN, ajo shpjegoi: “Ne djersisim edhe gjatë gjumit dhe trupi lëshon vajra dhe sekrecione të ndryshme, si pështymë, urinë, lëngje nga organet gjenitale etj. Nëse çarçafët nuk lahen rregullisht, ato mund të kthehen në një burim infeksionesh, sidomos nëse keni ndonjë plagë ose gërvishtje në trup.

 

Sipas saj, pëlhurat janë në gjendje të transferojnë infeksione të ndryshme dhe mos larja e tyre shpesh bën që mikrobet e depozituara në to të kalojnë jastëk e dyshekë, të cilat janë më të vështira për t’u pastruar. Për të shmangur një gjë të tillë, Mary rekomandon që çarçafët të ndërrohen dhe të lahen njëherë në javë.

 

Rezultatet e një studimi të kryer në vitin 2014, tregojne se një në 10 njerëz nuk i ndërronin çarçafët e tyre për më shumë se një muaj, ndërsa 35% e tyre i ndërronin njëherë në dy javë. Vetëm një e treta e shtëpiakeve të përfshira në studim pranuan se i lanin çarçafët njëherë në javë. Të pyetur nga anketuesit se kur i konsideronin të palara çarçafët, gjysma e të anketuarve u përgjigjën midis 2-3 javëve.it se kur i konsideronin të palara çarçafët, gjysma e të anketuarve u përgjigjën midis 2-3 javëve. /Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *