Pas 18 vjetësh te perandorisë Blater, FIFA ka një president te ri. Xhani Infantino është numri një i organizatës botërore te futbollit. Avokati zviceran me origjine kalabreze, arriti te fitonte vetëm ne raundin e dyte te zgjedhjeve ne kongresin e jashtëzakonshëm, pas nje gare te forte me Salman Al Khalifa, duke e mundur ne mënyrë surprize pikërisht njeriun qe cilësohej si favoriti. Ish-sekretari i UEFA-s nuk arriti te siguronte numrin e duhur te votave ne raundin e pare, duke mare 88 vota nga 137 qe duheshin ne një votim me 207 anëtare. Kreu i federatës aziatike 50-vjeçari nga Bahreini Al Khalifa, përfundoi ne vend te dyte me 3 vota me pak. Ne raundin e dyte duheshin 50 % plus nje vote per te rrëmbyer kreun e FIFA-s. Ne përfundim te votimeve, Xhani Infantino mori numrin me te larte te votave me 115 te tilla i ndjekur nga sheiku Al Khalifa me 88 vota, princi Ali i Jordanise me katër vota dhe Zherom Shampanj asnjë vote. Ne zgjedhjet per president te FIFA-s, ishin 5 kandidate, por afrikano-jugori Tokyo Sexwale u tërhoq ne momentin e fundit. Ne programin e tij Infantino pjese e UEFA-s qe nga viti 2000, ka parashikuar nje botëror me 40 skuadra, 5 milionë dollarë çdo federate çdo katër vjet, dhe 40 milionë secilës federate kontinentale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *