Subscribe

Kriza për punëtorë ka bërë që raporti punëdhënës/punëmarrës të ndryshojë vitet e fundit. Si pasojë e një emigrimi të lartë, sipërmarrja po përballet në paqëndrueshmëri me stafin për shumë vende pune.

Ekspertët e rekrutimit dhe punësimit thonë se të drejtat e punëtorëve janë rritur. Këta të fundit, pavarësisht pozicionit, kanë mundësi të negociojnë apo dhe të vendosin pagën e tyre, pasi oferta për punë në treg është e lartë.


Ka ardhur një kohë kur raporti punëdhënës/punëmarrës ka ndryshuar. Sot punëtori është më i rëndësishëm se punëdhënësi, pasi është në pakicë. Sot punëtori ka mundësi të ulet dhe të negociojë rrogën e tij, ndryshe nga më parë, kur paga përcaktohej. Pra, nëse vite më parë kishte punëtorë, por jo paga të mira në treg, tashmë raporti ka ndryshuar. Ka paga të mira për disa sektor, por jo punëtorë, – tha Indrit Puteci, ekspert rekrutimesh dhe punësimi,  gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus.

Gjatë intervistë në “E-ZONE”, Puteci thotë se sinjalet që vijnë nga tregu janë që pagat do të vijojnë të rriten edhe për vitin 2024, me 15-20%. Ndërkohë që sektorët që kërkojnë më shumë punëtorë janë turizmi, shërbimet, ndërtimi dhe nëndegët e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *