E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Indonezi rritet numri i viktimave nga Cunami, në kërkim të mbijetuarve

Indonezia vijon përpjekjet për të gjetur të mbijetuar, pas tërmetit dhe tsunamit me magnitudë 7.4, që goditën ishullin Sulawesi të premten e kaluar.

 

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive, numri i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami është rritur në 1,558 persona, ndërsa 113 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 

Rreth 2,550 njerëz janë plagosur rëndë dhe po marrin trajtim në spitale, ndërsa mbi 66 mije shtëpi vlerësohen të shkatërruara.

 

Në ditën e gjashtë të përpjekjeve për ndihmë, qeveria indoneziane po kërkon rimëkëmbjen e zonave të goditura nga fatkeqësitë. Përparësi pas kërkimit të të zhdukurve është trajtimi mjekësor, ndërhyrja në rrjetin elektrik dhe shpërndarja e ushqimeve.

Vazhdo të lexosh